TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forca të shumta të Policisë i janë drejtuar sot guroreve në malin e Tomorrit për të ndaluar veprimtarinë e këtyre bizneseve. Një punonjës i guroreve dhe banor i zonës ka shprehur shqetësimin e tij të madh për sekuestrimin nga Policia të mjeteve të rënda, me të cilat ata punojnë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin plot të ankth të punëtorit, ilustruar me fotografi dhe është shprehur se ky operacion policor ka motive të qarta, çnjerëzore dhe politike. Berisha shkruan:“ Qindra narkoforca të narkopolicisë në malin e Tomorrit, duke iu prerë kafshatën qindra e qindra familjeve në Skrapar, me motive të qarta çnjerëzore dhe politike! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.”
Mesazhi i punëtorit:
"Përshëndetje Doktor. Po të shkruaj nga mali i Tomorrit. 200 forca Policie po marrin ekskavatorët. Të lutem na ndihmo. Po i marrin me dhunë, Klosi, Tiku Zotka dhe Drejtori i Policisë Hasan Ahmetaj."
![]()