AKTUALITET, 17 Korrik 2019, 13:34

Financat, dështimi më i madh i kësaj qeverie!

Financat, dështimi më i madh i kësaj qeverie!


Nga Jorida Tabaku

Sa herë janë në vështirësi rikthejnë dhunën ndaj bizneseve!

Njësoj si dy vjet më parë, qeveria ka nisur të ushtrojë politikën e kërbaçit ndaj bizneseve. Situata e buxhetit të shtetit është skandaloze jo sepse bizneset janë informale por sepse qeveria punon për oligarkët.

Deri më tani mungojnë në të ardhurat e ketij viti 60 mln euro ku kryesorja është e ardhura nga TVSH. Të dhënat nga Financat tregojnë se kemi rënie të mbledhjes së TVSH-së, kjo tregon jo vetëm krizën e bizneseve por edhe krizën e konsumit të qytetarëve dhe varfërimin e përditshëm të tyre!

Në 6 vite mungojnë në të ardhurat e buxhetit rreth 650 mln euro. Sa më shumë i rrisin taksat, aq më shumë rritet informaliteti dhe bizneset e mbyllura! Në 6 vite taksat janë rritur me 2 mld euro kumulative duke krijuar vështirësi në pagimin e tyre prej bizneseve, duke rritur çmimet e produktit dhe kjo do të thotë që janë konsumatorët që paguajnë në fund të ditës taksën. Në të kundërt bizneset mbyllen dhe deri më tani në Shqipëri mbyllen mbi 50 biznese në ditë!

Taksat e larta, kërbaçi i një qeverie që mban anën e të fortit dhe oligarkut, një ekonomi gjithnjë e më pak e lirë, korrupsioni galopant dhe i kthyer në mënyrë jetese. Të gjitha këto janë shkaqe që kanë krijuar një ambjent të pajetueshëm jo vetëm për bizneset por edhe për qytetarët që marrin arratinë!

Shembulli më i mirë është vendosja e TVSH për Bizneset e Vogla. Tanimë ato janë kthyer objektivi i qeverisë dhe dhunës së saj.

Veç atyre objektivi i qeverisë në këtë aksion është “edukimi” që qeveria do t’i japë bizneseve që nuk zbatuan urdhërin për të dalë në votime. Siç është provuar botërisht, qeveria i detyroi shumë biznese që të dilnin me votime me mënyra të ndryshme. Sot që farsa elektorale përfundoi qeveria ka nisur gjuetinë post-elektorale për kurbanët në biznes!

Ka ardhur koha t’i japim fundin e merituar atyre që biznesin e trajtojnë si plaçkë lufte, që korrupsionin e konsiderojnë si rrogë të përditshme dhe që shtetin e mendojnë si një masë presioni. Programi i Partisë Demokratike është mundësia për të rikthyer normalitetin në ekonomi dhe qasjen pro-biznes.

PD ka një vizion pro-biznes. Taksa të ulëta, largim të gjobaxhinjve me veshje shtetërore dhe incentiva pro biznes. Beteja jonë është per një ekonomi tregu dhe luftë të pakompromistë ndaj oligarkëve dhe monopoleve. Pa i dhene fryme e hapesire biznesit nuk zhvillihet ekonomia! Taksa 9 perqind do te kete si mision primar lehtesimin e biznesit, pulla fiskale do largoje tatimoret nga dyert e bizneseve dhe do te luftoje informalitetin! Mjaft me propagande!