AKTUALITET, 17 Korrik 2019, 11:13

Ndahet nga jeta anëtari i kryesisë së PD, mesazhi prekës i ish-kryetarit…


Ndahet nga jeta anëtari i kryesië së degës së PD-së në Athinë, Arben Haxhirai.

Njoftimi është bërë nga Tritan Shehu, ish-kryetar i PD-së në vitet 1995-1997, dhe ish-deputet i kësaj force politike, përmes një postimi në rrjet.

Postimi i plotë:

Me hidherim te thelle mesova per ndarjen e parakoheshme nga kjo jete te Z. Arben Haxhirai.

Me origjine nga Memaliaj, banues ne Athine, antar i Kryesise se Deges se PD aty prej shume vitesh.

Nje demokrat me shume vlera, familjar shembullor, mik e shok i vecante.

Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqeve e shokeve, Deges sone te Athines, te gjitheve.