AKTUALITET, 17 Korrik 2019, 13:02

Deputeti ‘masakron’ Ramën: Ja cili është dallimi i qeverisjes së tij me atë të Berishës

Deputeti ‘masakron’ Ramën: Ja cili është dallimi i


Deputeti që hyri në parlament pas djegies së mandateve nga ana e përfaqësuesve të opozitës, është bërë një nga zërat më kritik dhe denoncues ndaj qeverisë dhe zhvillimeve në vend.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale këtë herë, Lefter Maliqi ka bërë një krahasim midis dy qeverive, asaj që drejtohej nga ish-kryeministri, Sali Berisha në periudhën 2005-2013 dhe asaj që drejtohet prej rreth 6 vitesh nga kryeministri edi Rama.

Duke etiketuar qeverisjen e Ramës si korruptive, që përzuri shqiptarët masivisht nga vendi dhe rriti papunësinë e kriminalitetin, dhe nga ana tjetër duke e konsideruar qeverisjen e Berishës si kabinetin që ndërtoi rrugë, rriti pagat e pensionet si dhe anëtarësoi vednin në NATO, Maliqi ka publikuar përkrah shkrimit edhe një video që sipas tij fakton krahasimet që ai bën.

Reagimi i plotë:

Çfarë dallimi? Çfarë ndryshimi? Ku ishim në 2005-2013, ku jemi në 2013-2019? Sa mbrapa e coi vendin Kryeministri Rilindas. Premtoi 300 mijë vende pune (largoi 300 mijë të rinj nga vendi). Premtoi për 300 ditë vendosjen e rendit, investime etj. por kudo papunësi, pasiguri, krime, trafiqe, burgosje politike, burgosje të varfërish, abuzime, korrupsion, paaftësi, drogë, tritol, emigrim masiv, rritje çmimesh, rritje taksash, votim njëpartiak etj.

Kurse mbi 6 vjet më pare ish-Kryeministri Berisha dyfishoi pagat e mesuesëve, mjekëve etj. Dyfishoi pensionet, bëri qindra km rrugë në fshatra e qytete, kudo inagurime me festë e kengë, lule e brohoritje, anëtaresoi Shqipërinë në Nato, bëri të mundur lëvizjen e lirë në Europë, bëri rrugën e kombit, tynelin e Elbasanit me qindra e mijëra investime të tjera dhe do ngelë në histori për këto ndryshime dhe për aktin demokratik të dorëheqjes pasi njohu humbjen në 2013.

Populli i këndonte me zemër për investimet dhe ndryshimet kurse Ramës i bënë këngë Tërmeti që s’kanë lidhje me ndryshimet por kanë lidhje vetëm me rrënimin që e katandisi vendin si asnjëherë tjetër më keq. Veprat flasin vetë, ish-Kryeministri do ngelë në histori për ndryshimet, gjurmët, kurse Rilindasi për varfërinë, papunësinë, burgosjet, shantazhimet, abuzimet dhe lidhjet me krimin.

Video flet vetë. Krahasimet bëjini vetë në 2010 me liderin Berisha ku bëri qindra km rrugë e vepra të mëdha, bashkoi fshatrat me qytetet, bashkoi shqiptarët duke lënë gjurmë sot e përgjithmonë dhe pas 6 vjetësh me Kalorësin me çitjane të Rilindjes me abuzime me tendëra dhe investime zero, duke varfëruar dhe përçarë keq shqiptarët.