AKTUALITET, 7 Qershor 2020, 19:49

Vrāu bashkatdhetarin në mes të rrugës pas sherrit në lokal, drejtësia italiane jep vendimin për shqiptarin

Vrāu bashkatdhetarin në mes të rrugës pas sherrit në lokal,

Drejtësia italiane ka dënuar me 12 vjet burg shqiptarin, Donald Rushiti, 26-vjeç, pasi akuzohet për vrāsje.

Mediat fqinje shkruajnë se Donaldi, i njohur më se shumti si ‘Doni’ mesnatën e 21 tetorit të vitit 2017 ka qëlluar për vdekje Shpëtim Frashërin, 39 vjeç.

Në atë kohë u shpallën në kërkim Rushiti dhe si bashkëpunëtorë të tjerë të vrāsjes, që janë ende në kërkim Hasim Murataj, Cerciz Banushi dhe Sabri Brakaj.

Më pas ‘Doni’ u arrestua në Tiranë, në vitin 2018, ku dhe ishte fshehur dhe u ekstradua drejt Italisë, ku mori dhe dënimin.

Ngjarja e rëndë në 2017

Víktima, Shpëtim Frashëri sipas hetimeve të autoriteteve italiane menaxhonte një rrjet të vogël prostitutash në zonën e De Sanctis, Torino.

Mbrëmjen e krímit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq të panjohur, kishte pasur një përplasje me fjalë me katër të pandehurit në lokalin “Chic”, një lokal 24-orësh.

Pas daljes nga bari, Frashëri, u ndoq nga të rinjtë dhe në mes të rrugës, e qëlluan atë me një armē zjarri pistoletë me kalibër 45.

Avokati mbrojtës i Rushitit, Enrico Calabrese, pohoi se i riu, i pashkolluar, ishte përfshirë në atë mosmarrëveshje dhe ishte përpjekur të mbrohej, por ky argument nuk i hyri në punë para trupës gjykuese.