AKTUALITET, 7 Qershor 2020, 18:23

Rritet numri ditor i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Rritet numri ditor i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur papritur në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 raste të reja ndërkohë, që vetëm gjashtë pacientë janë shëruar.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjithsej janë testuar 296 mostra.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 40 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Në Prishtinë janë 10 raste, 8 janë në Vushtrri, 7 në Prizren, 6 raste në Fushë Kosovë, 5 në Obiliq dhe 1 në Skenderaj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)".