TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabāndistë shqiptarë, që kishte sasi të madhe mārijuane dhe hāshashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro, u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.
Dy kontrabāndistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u ārrestuan. Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe, raportojnë mediat në vendin fqinj.
Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u bllokua. Në bord kishte rreth 3 tonë mārijuanë dhe 10 kilogramë hāshash.
