AKTUALITET, 7 Qershor 2020, 17:43

E denigroi publikisht, Ardi Veliu ulet me Zaida Çobon dhe kërkon falje


Pasi publikoi videon ku e denigronte publikisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka thirrur në takim dhe i ka kërkuar falje Zaida Çobos, nënës së 15 vjeçarit të dhūnuar nga policia.

Postimi i plotë :

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo.

"Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

Dëshiroja që ndjesën time publike t'ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!" - u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.