TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën duke drejtuar një gomone në të cilin kishin ngarkuar drogë.
Mediat italiane shkruajnë se në gomone kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, e cila nëse do të dilte në treg kapte vlerën e rreth 3 milionë euro.
Gomonia u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce nga një anije patrullimi e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Garda di Financa të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.
Si u pikas gomonia?
Në mes të natës, një gome e cila ishte duke ecur me shpejtësi shumë të madhe u vu re nga roja bregdetare, , duke shkuar drejt bregdetit Adriatik-Salento.
Kështu një anije patrullimi e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare menjëherë u vu në ndjekje të saj, por gomonia shtoi ritmin duke rritur rrezikshmërinë e ndjekjes.
Mësohet se droga e sekuestruar vinte nga Shqipëria dhe pas sekuestrimit u vu në dispozicion të Prokurorisë Publike të kryeqytetit Salento.
Gomonia ishte e gjatë rreth gjashtë metra dhe ishte vjedhur më parë nga kontrabandistët shqiptarë, të cilët u arrestuan për trafik droge.
Operacioni në ujërat e San Cataldo u mbështet edhe nga autoritetet e policisë shqiptare dhe rojes së financave në portin e Durrësit.