TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë në Kinë u shtir si i vdekur që bashkëshortja e tij të përfitonte siguracionin për të paguar trajtimin e vajzës epileptike.
Dhe fatkeqësisht ai zbulon se bashkëshortja e tij nga dëshpërimi për lajmin e vdekjes së burrit të saj vret fëmijët dhe veten. Lajmi i tmerrshëm i ndodhur në një provincë të Kinës u publikua nga BBC.
34-vjecari i shtyrë dhe nga probleme të mëdha ekonomike inskenoi vdekjen e tij pa njoftuar asnjë njeri për atë që kishte në plan të bënte. Makina e tij u gjet nga policia brenda në lumë, duke lënë të dyshohet se kishte vdekur. Edhe pse nuk u gjet trupi i tij policia e kishte shpallur të vdekur.
Gruaja e cila nuk duroi dot dhimbjen e vdekjes së bashkëshortit vret dy fëmijët dhe më pas veten. Pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur me familjen e tij, 34-vjecari u dorëzua në polici.