AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 22:10

Vrāsje në zonën e njohur si Komuna e Parisit në Tiranë

Vrāsje në zonën e njohur si Komuna e Parisit në Tiranë

Një person  është vrārë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë qendrës  tregtare "Kristal".

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Ende nuk dihet identiteti i vīktìmës, apo rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.