AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 21:42

Vrasje me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet një i ri

Vrasje me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet një i ri

Tronditet Vlora! Ekzekutohet një i ri. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Dukat.

Vlora është tronditur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kësaj të marte nga një tjetër ngjarje e rëndë.

Policia tha se është njoftuar nga një telefonatë në Sallën Operative të Vlorës se një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pajetë.

Burimet thanë se ndaj tij është qëlluar me breshëri dhe në makinë janë vënë re të paktën tetë plumba.