TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bie skenari për sulm terrorist lidhur me ngjarjen e sotme në Gjermani. Ndikimi i alkoolit duket se është bërë shkak që shoferi 51-vjeçari gjerman përhapi terror, teksa mori para me makinë këmbësorët dhe la katër të vrarë, ndërsa u plagosën 15 të tjerë.
Auturitetet në qytetin e Trierit, ku ndodhi ngjarja e rëndë, përmes një konference për shtyp bënë të ditur se autori i sulmit ishte i dehur.
Kështu hetimet kanë hedhur dritë mbi ngjarjen, duke përjashtuar skenarin për një sulm të mundshëm terrorist në qytetin gjerman.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme. Katër persona humbë jetën, mes tyre edhe një vajzë 15 muajshe. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur edhe 15 persona.
Policia lokale e Trier u mobilizua menjëherë për të ndaluar makinën dhe arrestoi menjëherë shoferin, një shtetas gjerman 51-vjeçar.