AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 18:23

EMRI/ Dyshohet atentat, si u plagos 42-vjeçari në Lezhë. Digjet një automjet pranë urës së Matit

EMRI/ Dyshohet atentat, si u plagos 42-vjeçari në Lezhë. Digjet

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e ndodhur sot në Lezhë ku mbeti i plagosur një 42-vjeçar. I plagosur ka mbetur shtetasi Aleks Deda, i cili ka marrë plagë në krahë dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës.

Sipas bluzave të bardha, i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se 42-vjeçari i është bërë një atentat. Pak minuta pas ngjarjes është gjetur një automjet duke u djegur në Pllanë, në afërsi të urës së Matit që dyshohet se është i autorëve.