AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 19:52

Shifra të larta/ 29 viktima dhe 1069 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shifra të larta/ 29 viktima dhe 1069 raste të reja me koronavirus

Shifra të larta vijnë nga Maqedonia e Veriut. Në 24 orët e fundit në këtë vend janë regjistruar 29 viktima dhe 1069 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se janë shëruar 1242 persona.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se përgjatë 24 orëve janë kryer 3 012 testime, ku pozitivë kanë dalë 35% e testeve të kryera.