AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 17:31

Alarm për bombë në spitalin Covid të Selanikut

Alarm për bombë në spitalin Covid të Selanikut

Një alarm për bombë është raportuar në një spital në Selanik të Greqisë. Mediat greke bëjnë të ditur se alarmi u ngrit pas një telefonate kërcënuese për një bombë në Spitalin Papageorgiou.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat nisën hetimin përkatës me ndihmën e TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese).

Sipas informacionit, thirrja telefonike u bë me 166 dhe i panjohuri deklaroi se një bombë ishte vendosur në katin e 3-të të spitalit në detyrë, në klinikën Covid-19 të Papageorgiou.