AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 09:17

Vrasje mafioze në Shkodër, ekzekutohet me breshëri plumbash kunati i Lul Kullës

Vrasje mafioze në Shkodër, ekzekutohet me breshëri plumbash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri tek ish-Poçeria në lagjen Kiras në Shkodër.

Mësohet  se viktimë e breshërisë së plumbave poshtë një lokali ka mbetur shtetasi i identifikuar si Fatbardh Lici, 53 vjeç, banues në lagjen Guerile në Shkodër. Viktima është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i partisë 'Mendimi i Djathtë Liberal', njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kunati i Lul Kullës, i njohur si "i forti" i Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore, të cilat kanë filluar hetimet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen dhe me autorin e krimit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Informacion Paraprak

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje