TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
53-vjecari që u ekzekutua këtë mëngjes në Shkodër, Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2014 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.
Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Kurmemaj ishte i njohur edhe me mbiemrin Gjepali.
Pista kryesore dhe e vetme e vrasjes së sotme në lagjen Guerile në Shkodër, mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj, dhe Lici. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt.
Fatbardh Lici u vra pranë shtëpisë së tij, njëjtë si Astrit Kurmemaj 4 vite më parë.
Forca të shumta të policisë dhe pika kontrolli janë ngritur ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një automjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Astrit Kumemaj ishte kapo i bandës së njohur “banda e Gjepalit” veprimtaria e të cilës kulmoi në vitet 1997 – ‘98, dhe është ekstraduar nga Italia në 2006.