TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, i riu i cili 10 ditë më parë mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Elbasan.
22-vjeçari me iniciale B.T., po udhëtonte me një motoçikletë më 31 korrik të muajit të shkuar, kur u përplas nga një mjet tip Benz, i drejtuar nga 28-vjeçari Erlind Pulaku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Policia njoftoi arrestimin e tij pas aksidentit.
I riu me motoçikletë, banues në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal, e prej aty në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, por nuk arriti të mbijetojë.
Ditët e fundit, ka pasur disa aksidente me pasoja fatale në vend.