TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji, ka reaguar pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe plagosjes në Dimal. Salinaji shkruan se qeveria duhet të kryejë detyrën duke shtuar se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë.
“Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal…. Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit.
Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve. Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën! Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!”, shkruan Salianji