TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”.
Nga raportimet paraprake, dyshohet se ka një person të plagosur si pasojë e të shtënave.
Policia ka shkuar në vendngjarje teksa ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për këtë plagosje.
Nga ana tjetër mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike rreth zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar e kapur autorët.
Këta të fundit janë larguar me automjet fill pas ngjarjes me drejtim nga Kanina, në zonën e Byppasit.