TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njëzet e katër eshtra trupash të pajetë janë gjetur në oborrin e banesës së një ish-polici në El Salvador. Sipas mediave të huaja, 51-vjeçari Hugo Ernesto Osorio Chávez u arrestua këtë muaj për vrasjen e një gruaje dhe vajze pasi ishte hetuar më parë për krime seksuale.
Gjatë investigimit rezultoi se në banesën e tij janë një sërë trupash të groposur, edhe ato shumica që i përkisnin grave dhe vajzave.
Ato ishin groposur në disa varre që sipas Policisë vendase mund të mbajnë deri në 40 trupa të vdekur. Autoritetet dyshojnë se kanë të bëjnë me një rrjet vrasjesh që operon prej një dekade teksa deri më tani janë 10 të akuzuar.
El Salvadori ka shkallën më të lartë në Amerikën Latine për vrasjen ndaj grave e vajzave për shkak të gjinisë së tyre.