AKTUALITET, 21 Maj 2021, 18:47

Izraeli dhe Palestina në armëpushim, rinisin fluturimet për në Tel Aviv

Izraeli dhe Palestina në armëpushim, rinisin fluturimet për

Kompanitë kryesore ajrore ndërkombëtare po përgatiten të rinisin fluturimet në aeroportin “Ben Gurion” të Tel Avivit.

Një zëdhënës i Delta Airlines të Amerikës citohet të ketë thënë se kompania ka në plan të rifillojë shërbimin nga Neë York-JFK në Tel Aviv mbrëmjen e kësaj të premteje.

Lufthansa e Gjermanisë, Austrian Airlines dhe Swiss International Air Lines thonë se do të rinisin fluturimet për në aeroportin kryesor të Izraelit të dielën.

Virgin Atlantic i Britanisë thotë se shpreson të rifillojë funksionimin e shërbimeve të rregullta të hënën, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Shumë kompani ajrore, javën e kaluar pezulluan fluturimet nga aeroporti i Tel Avivit për shkak të rrezikut të zjarrit me raketa nga Gaza.

Kompanitë e tjera vendosën të devijojnë shërbimet e tyre në Aeroportin Ramon pranë Eilat, Izraeli i Jugut.