AKTUALITET, 21 Maj 2021, 19:43

Policia mohon dhunën ndaj marokenit: U rrah nga dy kamarierë (video)

Policia mohon dhunën ndaj marokenit: U rrah nga dy kamarierë (video)

Gazetarja Klodjana Haxhiaj siguron për “BalkanWeb” pamjet e rënda të dhunës së ushtruar ndaj shtetasit maroken në Durrës. Siç mund të shihni në videon që sjell “BalkanWeb” 29-vjeçari Elmedi Nouak dhunohet barbarisht nga dy kamerierë, në mes të lokalit, në qytetin bregdetar.

Nuk dihet ende arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj marokenit, por ky i fundit tha më herët për “News24” dhe “BalkanWeb” se është dhunuar nga policia dhe ka qëndruar për pesë ditë i izoluar në birucë dhe lakuriq, pa ngrënë asgjë.

Në një sqarim, Policia e Durrësit njoftonte se marokeni ishte shfaqur në lokalin, ku është dhunuar nga kamerierët, me sy të nxirë dhe i dehur, duke shqetësuar klientët.

Gjithashtu, policia tha se qytetarë të shumtë kishin telefonuar uniformat blu, duke shprehur shqetësimin se një i huaj, pikërisht 29-vjeçari, konfliktohej me kalimtarë të rastit te “Sheshi Pranvera”.