AKTUALITET, 21 Maj 2021, 19:05

Një person në gjendje të dehur në Korçë vetëplagoset me thikë

Një person në gjendje të dehur në Korçë

Një person ende i paidentifikuar është vetëplagosur pasditen e sotme në lagjen nr. 16 në Korçë.

Ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar veten me thikë në pjesën e barkit.

Më pas, ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe nuk ka probleme për jetën.