TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku është shprehur se ndaj klientit të tij nuk ka prova që vërtetojnë akuzat e ngritura nga Prokuroria.
Sipas Sollakut, Balili ka negociuar përmes familjarëve me policinë në mënyrë që të përballej njëherë e mirë me drejtësinë, ndërsa thotë se garancitë që ka marrë nga shteti janë ligjore.
Mbi Balilin rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.
Pjesë nga reagimi i Sollakut:
Shtetasi Klement Balili nuk i është shmangur drejtësisë. Ditët e fundit ka pasur negocime mes familjarëve dhe policisë, dorëzimi është bërë në Sarandë.
Garancitë janë vetëm ligjore. Provat për fat të keq janë të dyshimta, nuk ka biseda të përgjuara dhe as persona të dyshuar. Do të përballemi përpara gjykatës për pretendimet tona.
Kujtojmë se për dorëzimin e Balilit, janë dashur disa muaj negociata, direkt me drejtorin e policisë se shtetit, Ardi Veliu. Duke shfrytëzuar edhe faktin që është nga e njëjta zone, Veliu ka kontaktuar familjarët prej disa muajsh.