AKTUALITET, 27 Prill 2020, 18:50

Vrasja e vëllezërve në Durrës/ Shoqërohen tre persona, dy me pranga, ja pistat ku po hetohet

Vrasja e vëllezërve në Durrës/ Shoqërohen tre persona,

Policia është vënë menjëherë në lëvizje për të shoqëruar të dyshuarit apo ata që kanë dijeni për ngjarjen duke shoqëruar tre persona.

Dy prej të shoqëruarve u janë vënë dhe prangat, kurse tjetri është shoqëruar pa pranga.

Ndërkohë dy pistat që po dyshohet për vrasjen kanë të bëjnë të dyja me Besmir Haxhian.

Ai ishte biznesmen dhe, e para, është për shkak të ndonjë borxhi, kurse e dyta për ndonjë konflikt biznesi për shkak se ai kishte kompani karrotreci.

Ndërkohë i vdekur mbeti dhe Viktor Haxhia, i cili është edhe avokat në Durrës.