AKTUALITET, 27 Prill 2020, 17:27

Tronditet Durrësi, shkëmbim me armë zjarri mes disa personave, dy të vdekur

Tronditet Durrësi, shkëmbim me armë zjarri mes disa personave, dy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite qytetin e Durrësit. Një vrasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur te tregu i makinave.

Nga të dhënat e para, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri, ku raportohet për dy të vdekur, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë.

Është qëlluar me armë drejt një makine, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në vetëm pak orë, pasi pak më parë dy persona u gjetën të vdekur në Lezhë, ku sipas policisë, ishin vrarë me armë zjarri.