AKTUALITET, 27 Prill 2020, 16:23

Muç Nano: Edi Rama është forcuar nga pandemia, po përfiton nga situata për të rritur praninë e tij

Muç Nano: Edi Rama është forcuar nga pandemia, po përfiton

Analisti Mustafa Nano, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të "Tv T", ku ka folur për aktualitetin politik.

Nano tha se pandemia e Covid-19, e ka forcuar kryeministrin Edi Rama dhe se ky është një zhvillim negativ, veçanërisht fakti se Rama po përpiqet të rrisë praninë e vetë dhe të përfitojë nga situata.

Roli i Edi Ramës është forcuar, ky është zhvillim negativ. Por kjo është normale, në situata të tilla roli i liderëve është forcuar. Është e natyrshme, marrim Conten apo Merkelin. Shqetësuese është përpjekja e Ramës për ta rritur praninë e vet dhe për të përfituar nga kjo situatë”, tha ai.

Ndërsa për marrëdhëniet, mes Ramës dhe Metës, analisti shprehet se bashkëpunimi në rrethanat e emergjencës është normal, por një aleancë e mundshme PS-LSi do të ishte absurde.

Ka bërë përshtypje vullneti i Metës për bashkëpunim me maxhorancën. Nëse është vullnet në rrethanat e emergjencës, duhet duartrokitur. Unë kam dëgjuar insinuata të tipit “Meta po merr kthesën”. Nëse është kjo, atëherë është një ngjarje e rëndë dhe serioze. Aleanca PS-LSI është konsumuar si aleancë. Nuk shoh arsye pse duhet të rrinë bashkë. Nuk e di edhe nëse LSI duhet të rrijë me PD. Një aleancë e re PS-LSI do të dukej absurde dhe nuk i duhet  vendit”, tha ai.

/TPZ.al/