AKTUALITET, 27 Prill 2020, 17:59

Ekzekutimi i dyfishtë, autorët iu zunë pritë viktimave. ‘Blindohet’ Durrësi, drejtori i Policisë së Shtetit shkon…

Ekzekutimi i dyfishtë, autorët iu zunë pritë viktimave.

Besmir dhe Viktor Haxhia, dy vëllezër, u ekzektuan me armë zjarri brenda një automjeti Volkswagen, me të cilin po udhëtonin sot në Durrës, konfirmon korespondenti i Panorama.

Ngjarja ka ndodhur te tregu i makinave.

Viktimat, pronarë të disa bizneseve, u ekzekutuan nga persona deri tani të paidentifikuar.

Ata iu kanë bërë pritë dy viktimave, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe Durrësi është “blinduar”.

Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Deklaratë e Policisë së Shtetit:

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .