AKTUALITET, 27 Prill 2020, 18:33

Koronavirusi në Itali/ Shënohet rritje e lehtë e numrit të viktimave në 24 orët e fundit

Italia vazhdon betejën kundër Covid 19, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 viktima e numri i tyre i përgjithshëm është 26,977.

Gjithashtu janë regjistruar 1739 raste pozitive më shumë e numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka arritur më 199 414.

Dita e sotme ka regjistruar 1696 të shëruar më shumë se një ditë më parë e numri i personave të shëruar deri më sot nga virusi është 66 624.

Në 24 orët e fundit kemi 53 pacientë më pak në terapi intensive e numri i të shtruarve në këto reparte është 1956.