TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Vlorë kanë zbarkuar forcat speciale RENEA për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e ekzekutorit të vrasjes së Shkëlzen Velajt.
Deri më tani, dy janë pistat kryesore të hetimit, një ka të bëjë me hakmarrjen ndërsa nuk përjashtohet dhe përfshirja në trafikun e drogës.
35-vjeçari u qëllua mbrëmjen e djeshme nga 20 plumba, 15 të cilat e kapën në bark.
Në momentin që Velaj pikasi autorët, u nis me vrap në drejtim të banesës së tij, mirëpo autorët e qëlluan me kallashnikov.
Deri më tani janë shoqëruar në polici dhjetë persona pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen, madje disa prej tyre dyshohet se kanë pasur konflikte me Velajn.