AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 09:04

“Jam sulmuar pas takimit me Yuri Kim”, Salianji reagon pas deklaratave të Agron Shehajt: Këtë shpifje e ka thënë vetëm Rama

“Jam sulmuar pas takimit me Yuri Kim”, Salianji reagon pas

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar, pas deklaratave të bëra nga ana e Agron Shehajt, i cili tha se është sulmuar pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, siç tha ai, nga “antiamerikanë”.

Salianji shkruan në rrjetet sociale se në PD kurrë nuk ka pasur e nuk do të ketë antiamerikanë, duke shtuar se këtë shpifje vetëm Rama ka pasur guxim ta thotë.

Postimi i plotë:

Keqardhje për akuzat e rëndomta e mbi të gjitha të pavërteta të kandidatit Agron Shehaj.

Një gjë është e sigurt, që në Partinë Demokratike, nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë vend për asnjë antiamerikan.

Në vendin më proamerikan në botë dhe në partinë më proamerikane, të kërkosh për antiamerikanë dhe të aludosh se ata janë pjesë e partisë ku bën pjesë është ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë t’i bëjnë PD.

Një gjë të tillë deri më sot me shpifjen që e karakterizon ka guxuar ta thotë vetëm Edi Rama.