TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun në emisionin "Opinion". Ndër të tjera, Imeraj u pyet për seancat e vettingut të saj, ku pati pretendime nga vëzhguesi ndërkombëtar, se kolegu i tij u përgjua me urdhër të Imerajt, në momente intime.
E pyetur nga gazetari Fevziu, lidhur me këtë pretendim, Imeraj tha se nuk ka asnjë dijeni dhe është gati të hetohet për gjithçka.
Blendi Fevziu: Keni përgjuar Hans Kilstra, një anëtar të ONM. E keni përgjuar, fotografuar në momente intime?
Elisabeta Imeraj: Çdo akuzë publike, e shkruar, ka burim prove të caktuar, format logjik dhe juridik. Kur jam përballur fillimisht jam ndjerë e çorienturar. Unë jam prokurore, drejtuese e Prokurorisë Tiranë, nënë e dy fëmijëve. Nuk e kuptoj nga mund të burojë kjo gjë dhe cfarë rëndësie ka kjo që një individë të bëjë këtë. Prokurorja e Tiranës është kaq e ngarkuar me punë dhe jashtë punës, për t’u marrë me fëmijët e mi, se sa të merrem me këtë.
Unë nuk kam asnjë dijeni, për asnjë organ ligjzbatues në Shqipëri, që një gjë e tillë të ketë ndodhur. Personi në fjalë, burimi i provës, është një individë që i kanë dhënë emër të sajuar. Është shkruar brenda këaj sajese që ka ndodhur ky fakt.
Do të ishte e tmerrshme të mendosh së dikush mund të fokusohet negativisht për një gjë të tillë.
Nëse pretendohet një përgjim i realizuar dhe i adresohet një individi të tillë, nëse kjo është bërë në rang të ushtrimit të funksionit shtetëror, është vepër penale, quhet shpërdorim detyre. Nëse është bërë privatisht, quhet përndjekje dhe është vepër penale. Jam e hapur, e lirë dhe e bindur, që jam gati të hetoehm për cdo gjë që mund të pretendohet, por bazuar në prova dhe jo fakte të sajuara.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/06/02/flet-kryeprokurorja-e-tiranes-pse-u-rihap-dosja-e-vrasjes-se-artan-santos/