TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër atentat ka tronditur qytetin e Vlorës, ku u qëllua për vdekje një 35-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate.
Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.
Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit, raporton Balkan Web.
Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.
Plumbat në drejtim të 35-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt.
Po ashtu bëhet e ditur se në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35-vjeçarit. Sipas policisë i riu ka ndërruar jetën në spital, ndërkohë që atentati dyshohet të jetë kryer nga dy apo më shumë persona.
Po ashtu bëhet e ditur se autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.
Policia, pasi mbërriti në vendin e ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.