AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 08:40

Ekzekutimi i 35-vjeçarit në Vlorë, pamjet nga vendi i ngjarjes dhe momenti kur digjet mjeti i autorëve

Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku mbeti i vrarë Shkëlzen Veliaj, të cilit iu bë atentat pak para mesnate në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”.

“Balkan Web” ka publikuar pamjet nga pallati ku mbeti i vrarë 35-vjeçari, i cili ndonëse e pikasi se disa persona po e ndiqnin me makinë, tentoi të dilte me vrap nga mjeti dhe të hynte në pallatin ku banonte, u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën në spital.

Shkëlzen Velaj, është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të 2015-ës.

Më poshtë keni pamje nga momenti kur digjet automjeti i autorëve të dyshuar të ngjarjes, të cilët fill pas krimit e dogjën mjetin tip ‘BMW’ në fshatin Risili.

Në vendin e ngjarjes shihet se si forcat e shërbimit zjarrfikës shuajnë zjarrin, ndërsa mjeti është shkrumbuar totalisht.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton.