AKTUALITET, 25 Maj 2021, 11:08

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata lë në burg ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata lë në burg

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dhjetë personat e përfshirë në ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

Kështu, të gjithë do të hetohen në gjendje të lirë. I vetmi që mbetet në burg është autori, Arbër Paplekaj. Ky i fundit nuk e ka apeluar vendimin që gjykata dha më herët ndaj tij.

Ish-efektivi i RENEA-s u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes së Elbasanit, ku Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD u përplas me mbështetësit e PS. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ndërkohë që e gjithë ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të policisë së Elbasanit.

Më herët gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Arbën Paplekajn.

Po ashtu trupa gjykuese ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Eldjo Bekon, i cili akuzohej për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të mbetet në kërkim për ngjarjen Kelmend Xhaferri.

Të akuzuarit:

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë

Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve.