AKTUALITET, 25 Maj 2021, 10:43

Juristi i PD: Individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota

Juristi i PD: Individë pranë PS në Tiranë kanë

Përfaqësuesi i PD-së Marash Logu, në prononcimin e tij në KQZ, ka deklaruar se individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota.

Logu ka përmendur edhe emra personash, që sipas tij, kanë dhënë para e përdorur forma të tjera intimidimi për të siguruar sa më tepër vota për PS-në.

Ja çfarë tha Logu:

PD ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirëfilltë e blerjes së votës.

Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota.

Aleksandër Lipivjani është i punësua në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa.

Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin.