AKTUALITET, 20 Maj 2019, 14:09

Vrasja e Devi Kasmit/ Shtyhet seanca për ish-komandon grek, mungonte prokurori

Vrasja e Devi Kasmit/ Shtyhet seanca për ish-komandon grek, mungonte


Për ish-komandon grek Eftimius Eftimiu i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj tij. Ditën e sotme seanca u shty seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shkak se mungesës së prokurorit.

Për këtë vrasje si i autor i dyshuari kryesor është Efthymiou Efthymious, ndërsa si porositës dyshohet se është Aurel Hoxhallari.

Identifikimi i autorit të vrasjes,Eftimiu u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.