AKTUALITET, 20 Maj 2019, 10:43

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë mbledhje të përbashkët, mungojnë Rama dhe Haradinaj

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë mbledhje të


Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët sot në Tiranë.

Ky takim do të jetë i natyrës koordinuese lidhur me marrëveshjet e nënshkruara nga Rama dhe Haradinaj në mbledhjen e fundit të përbashkët në 26 nëntor 2018.

Sipas informacioneve mësohet se në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm dy kryeministrat, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama dhe se biseda do të drejtohet nga zëvendëskryeministrat, Erion Braçe dhe Fatmir Limaj.

Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kjo është mbledhja e katërt mes dy qeverive në të cilat janë firmosur disa marrëveshje.