TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ideja që kërkohet të jepet është se ata po parakalojnë aty ku shkelin gjithë yjet e filmit botëror që janë pjesëmarrës në festivalin më prestigjioz të globit, ose që janë aty të ftuar prej organizatorëve. Parodia i kapërcen kufijtë e çdo imagjinate. Të dy shqiptarët kanë ngritur enkas për këtë frakët dhe fustanet e ballos (njësoj si pese valixhet e Jonida Maliqit ne Eurosong) kanë arritur të marrin me qira një kamera, kanë vënë dikënd pas turmës që ti filmojë dhe me një seriozitet qesharak marshojnë mbi tapet, madje, përshëndesin dhe publikun që qëndron në dy anët e qilimit të kuq, sikur francezët apo turistët e grumbulluar aty, jo vetëm i njohin por edhe çmenden pas famës së dy yjeve shqiptarë.
Kjo komedi e neveritshme që buron prej manisë për tu hequr ata që nuk jemi dhe nga nevoja për të gënjyer shqiptarët për një famë që nuk ekziston, ka vetëm një të vërtetë. Po, Elvana dhe Ermali kanë qenë në Kanë. Por ata nuk kanë pasur ashtu sikurse thuhet aspak lidhje me festivalin.
Ata kanë qenë në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij. Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij.
Kundrejt një tarife secili mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda. Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesëmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij pazari (shiko poshtë).
Kjo është dhe komedia e komedisë “Dy gisht mjaltë”. Ermali dhe Elvana kanë udhëtuar drejt bregut të kaltër, në rivierën franceze për pak tregti dhe për pak turizëm.
Por e gjitha kjo, i është servirur publikut shqiptar si një prezantim i “Dy gish mjaltë” në festivalin e Kanës, madje duke shpërndarë edhe video të marshimit karambolesk të protagonistëve mbi tapetin e kuq.
©Lapsi.al