AKTUALITET, 20 Maj 2019, 13:23

Pas sherrit, kërcet arma. Italiani do të vrasë shqiptarin, por i plagos gruan

Pas sherrit, kërcet arma. Italiani do të vrasë shqiptarin, por i


Degjeneron në të shtëna armësh e të plagosur sherri mes një familjeje italiane dhe një shqiptare në vendin fqinj.

Mediat italiane raportojnë se marrëdhëniet mes dy familjeve ishin tensionuar së shumti kohët e fundit, ndërkohë që në sherrin e fundit është përdorur armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së dielës në “Prata Goivine”, ne Itali. Sipas policisë, burri italian ka rrëmbyer armën gjatë sherrit, tentoi të qëllonte shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Plumb ka kapur një italian tjetër, duke lënë atë të plagosur rëndë, ndërkohë që në krah u plagos gruaja e shqiptarit.

Në ndihmë ndërhyri një familje tjetër, e cila njoftoi policinë, ndërkohë që të plagosurit u transportuan në spital.

Gruaja shqiptare nuk ka rrezik për jetën, kurse italiani ndodhet në gjendje kritike, sipas mjekëve.