AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 20:53

Inter fiton në frymën e fundit, vendosin kryeveprat e Ikardit dhe Veçinos

Falë kryeveprës së Mauro Ikardit (86’) dhe goditjes perfekte me kokë të Matias Veçinos (90’+3), Interi arriti një fitore dramatike me përmbysje 2-1 ndaj anglezëve të Totenhemit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve për sezonin 2017-2018.

Kristian Eriksen ndëshkoi Interin në minutën e 53-të me një goditje devijuese, që e dërgon topin midis duarve të Handanoviçit nën shtyllën traversale.

Zikaltërit gjetën forcë për të kthyer rezultatin dhe arritur fitoren e parë në grup.

 

/TPZ.AL/