AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 14:43

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar pas sherrit mes bandave, i riu u godit me thikë në zemër

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar pas sherrit mes bandave, i riu u godit me

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar pas një sherri mes bandash në Mykonos.

I riu i cili humbi jetën ishte me profesion ndërtues. Ai u godit me një thikë në zemër nga pjesëtari i bandës kundërshtare.

Policia e Mykonos në bashkëpunim me Rojet Bregdetare të ishullit grek, monitoruan të gjitha pikat dhe kamerat e për pasojë kanë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

Ndërkohë në portin e Rafinës arrestuan një djalë të ri, që zbriti nga anija Theologos, i cili mendohet se është i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Ai u dërgua në zyrat e nën-Drejtorisë së Sigurisë të Atikës Verilindore, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë motivin e vrasjes.

Sipas informacionit paraprak pas incidentit të përgjakshëm dyshohet për mosmarrëveshje financiare.

Ndërtuesi shqiptar 27-vjeçar, që humbi jetën duke u goditur me një thikë në zemër, sipas informacionit, kishte qenë në ishull ilegalisht që nga shkurti, dhe ishte pa dokumente.