AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 13:02

Operacion në Portin e Durrësit/ Policia sekuestron një sasi droge në kamionin me banane, mjeti vinte nga Amerika Latine

Operacion në Portin e Durrësit/ Policia sekuestron një sasi droge


Në një kamion të ndaluar për kontroll në Portin e Durrësit është zbuluar një sasi me lëndë narkotike. Mësohet se lëndën narkotike brenda kamionit e ka zbuluar skaneri.

Kamioni ishte i ngarkuar me banane nga Amerika Latine ndërsa sasia e drogës nuk është peshuar ende.