TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko, baba i dy fëmijëve.
Çështja për vrasjen e ish-policit në 27 gusht të vitit 2019 është dërguar tanimë në gjykatë.
Nëna e viktimës në një intervistë për “News 24” akuzon Policinë se po mbron klanin Duka, ndërsa u shpreh se i ka parë vrasësit e të birit në rrugët e Tiranës.
“Djalin ma vrau klani Duka, policia nuk i kap. Ilir Selmanin e kapën pasi e gjeta unë. Ndoqa gruan e Selmanit kur i çonte bukë. Në prill 2019 vëllezërit Duka u kapën. Policia i kapi pasi ndiqnin djalin tim. Kush është gjyqtari që liroi vrasësit e djalit? Kush mori thesin me lekë dhe liroi kriminelët? Edhe ditën e vrasjes Dukat ishin shoqëruar. Kush është polici që mori paratë dhe i liroi? Nuk i ndahem drejtësisë, të më dalë shpirti. Shefat e policisë janë si baronët e drogës. Gjithë varëse floriri e unaza floriri, si sulltani i Turqisë.
Nuk ka kriminela që të vrasin rrugës, vetëm të vret policia, disa individë jo Policia e Shtetit.
Klanin Duka e mbron Policia. Kam trokitur deri te Ardi Veliu nuk më ka pritur në takim. Kam shkuar deri në ambasadë, i kam bërë letër ambasadores. Gjakun e djalit tim do ta kërkoj deri në Hagë. I kam parë vëllezërit Duka duke lëvizur nëpër Tiranë. Pas seancës në gjykatë, më kanë dalë më kanë kërcënuar, më kanë zënë rrugën.
Dy makina ishin me xhama të zinj. I bëj thirrje Edi Ramës mos thuoj 100 ditë po 100 sekonda këta kriminelë ti shkaktojë menjëhehrë. Gjakun e djalit tim do ta kërkoj derisa të më dalë shpirti. Nuk është Polici kjo, “vra se të mbroj unë”. Më thonë kur ti shohësh më telefono. Unë nuk jam Polici shteti. Duhet ti kapë shteti. Po të dojë shteti të shtrydh si limon brenda 24 orëve”, shprehet Bukuri Malko për gazetaren Klodiana Lala.