AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 11:12

Reporterët pa Kufij kritikojnë “arrogancën” e Ramës në zgjedhjen e AMA

Reporterët pa Kufij kritikojnë “arrogancën” e


Një nga organizatat më të mëdha të lirisë së shtypit në botë, Reporterët pa Kufij, dënoi zgjedhjen e Armela Krasniqit si kryetare e bordit të AMA javën e kaluar, duke e konsideruar këtë zgjedhje “një demonstrim arrogant” i pushtetit.
Reporterët pa Kufij e cilësuan zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA-s një kërcënim të lirisë së shtypit.

“Deputetët e partisë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama zgjodhën ish-zëdhënësen e tij si kryetare të rregullatorit të medias,” shkruhet në deklaratë, ku theksohet se një institucion i tillë duhet të jetë i pavarur.

“@RSF_inter e dënon këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e shtypit,” vijon më tej deklarata.

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi më 7 korrik Armela Krasniqin si krytare të bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive, pavarësisht kërkesave të hapura të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për të mos e bërë./BIRN/