AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 11:07

Këlliçi: Bashkim në betejën kundër Ramës dhe 'tenderistëve', shkaktarë të depresionit masiv


Belind Këlliçi, deputeti i zgjedhur i PD, i bëri thirrje sot qytetarëve t'i bashkohen PD-së për të frenuar Ramën dhe tenderistët e tij "si shkaktarët kryesorë të këtij depresioni masiv."

Në një shënim në Fb, pas publikimit të shifrave tronditëve të shqiptarëve që emigruan nga vendi vitet e fundit, Këlliçi nënvizon:

"Zyra Mbështetëse Europiane për Azilin raporton: "Numri më i lartë i azilkërkuesve shqiptarë shënohet në vitin 2015 me 67 mijë persona. Numri i aplikantëve ra ndjeshëm për shkak të pandemisë. 1/3 e aplikantëve janë të mitur.

Për vitet 2015-2020 rekordin e mban Shqipëria me 3.7% të popullsisë aktuale në vend, krahasuar me 1.65% në Kosovë, 1.3% në Maqedoninë e Veriut dhe 0.5% në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Shumica dërrmuese e këtyre aplikimeve janë refuzuar."

Me këto ritme Shqipëria do të shpopullohet. Cilido shqiptar që e kupton rrezikun që i kanoset të ardhmes së vendit, duhet t'i bashkohet PD dhe betejës sonë për të frenuar Edi Ramën dhe tenderistët e tij, si shkaktarët kryesorë të këtij depresioni masiv. Më mirë vonë se kurrë!"