TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Radhë të mëdha pritje janë krijuar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Siç shihet në foton e mësipërme qindra qytetarë presin të grumbulluar brenda ambienteve të aeroportit.
Ajo që vërehet është se qytetarët nuk po ruajnë distancën fizike dhe shumica prej tyre nuk përdorin maska mbrojtëse për të parandaluar covid-19.
Kujtojmë se në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus shënuan një rritje të fortë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 800 të prekur. Një krahasim i të dhënave nga Zëri i Amerikës, tregon se bëhet fjalë për nivelin më të lartë ditor që prej 8 marsit.
Pamjet janë shkrepur në orën 05:00 të mëngjesit. Fluksi mendohet se ka ardhur nga kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës pas pushimeve në Shqipëri.
