AKTUALITET, 24 Gusht 2021, 22:06

Pas vrasjes në Lushnjë, RENEA zbarkon për kontrolle në Durrës, Lezhë dhe Shkodër

Pas vrasjes në Lushnjë, RENEA zbarkon për kontrolle në

Një ditë pas vrasjes së Bledar Muçajt në Lushnjë, forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në 3 qytete për kontrolle.

Më konkretisht, efektivët po kryejnë kontrolle në Shkodër, Lezhë dhe Durrës por edhe në qytete të tjera për persona të përfshirë në krime të ndryshme.

Sipas News24, operacioni po zhvillohet dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të armatosur.

Kontrollet po vijojnë në terren. Kujtojmë që një ditë më parë në qytetin e Lushnjes u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Bledar Muçaj në një lokal në pedonale.

Dy persona ende të paidentifikuar po lëviznin me makinë tip “Golf” dhe ndaluan përpara lokalit ku ishte ulur Muçaj. Një prej tyre doli nga makina dhe ka hapur zjarr ndaj 34-vjeçarit.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur dhe 5 të plagosur të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.